Bota

Arrestohen tre palestinezë në Itali për veprimtari terroriste, avokatët kërkojnë të mos i ekstradojnë në Izrael

Një nga të arrestuarit, 37-vjeçari Anan Yaes, akuzohet nga Izraeli se ka mbështetur financiarisht një grup të armatosur që vepron në territoret e pushtuara palestineze.

11 Mars 2024, 19:48 Nga S.N

 

Arrestohen tre palestinezë në Itali për veprimtari terroriste,
Foto Ilustrim

ITALI- Autoritetet policore të Italisë qendrore arrestuan tre palestinezë të akuzuar për veprimtari terroriste. Sipas mediave të huaja, të arrestuarit vepronin me qëllim të prozelitizimit dhe rekrutimit të anëtarëve për sulme vetëvrasëse kundër objektivave ushtarakë dhe politikë të vendeve të huaja.

Një nga të arrestuarit, 37-vjeçari Anan Yaes, akuzohet nga Izraeli se ka mbështetur financiarisht një grup të armatosur që vepron në territoret e pushtuara palestineze.

Nga ana e tyre, avokatët mbrojtës i kërkuan drejtësisë italiane që të mos i ekstradojnë atë në Izrael, sepse, në një rast të tillë, ekziston rreziku që t`i nënshtrohen trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, përfshirë torturën, siç pretendojnë ata.  Sipas asaj që u zbulua, tre të arrestuarve u ishte dhënë leje qëndrimi nga Italia për arsye humanitare.

“Ky operacion konfirmon përpjekjen e madhe dhe kapacitetin e konsiderueshëm hetimor të autoriteteve policore të vendit tonë. Vazhdon aksioni i tyre, me qëllim parandalimin e dukurive të ekstremizmit dhe radikalizimit”, tha ministri i Brendshëm italian, Matteo Piadendozi.

palestinezet itali veprime terroriste

Sondazh

Poll