Bota

E rëndë në Kosovë, 13-vjeçarja përdhunohet nga 2 persona

Dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.

11 Mars 2024, 20:05 Nga S.N
E rëndë në Kosovë, 13-vjeçarja përdhunohet nga
Foto Ilustrim

KOSOVË- Një vajzë e mitur nga Malisheva në Kosovë,  është përdhunuar nga dy persona të një moshe madhore. Pasi 13-vjeçarja u raportua e humbur nga familja, është gjetur me dy persona në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit. 

Sipas burimeve nga gazeta Sinjali, dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.

Pasi e mitura u gjet, u dërgua në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Më pas ajo dha deklartën e saj lidhur me se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Polica u organizua për të kapur personat e dyshuar, të cilët më pas u arrestuan. Ndaj dy personave ka filluar një hetim për veprën penale “dhunim”. 

kosove maredhenie seksuale me te mitur

Sondazh

Poll