Politike

"Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët"/ Bardhi për Ramën në Shkodër: Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe do ta bëjnë realitet ndryshimin

Bardhi shkruan në rrjetin X se sipas tij Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren e PS sepse po ikin socialistët duke vijuar se demokratët e kanë shtëpinë e tyre. 

10 Mars 2024, 16:04 Nga h.k

"Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët"/ Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit të Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama nga Shkodra. Bardhi shkruan në rrjetin X se sipas tij Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren e PS sepse po ikin socialistët duke vijuar se demokratët e kanë shtëpinë e tyre. 

Statusi i Bardhit: 

Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje.

Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur!

gazment bardhi edi rama

Sondazh

Poll