Politike

Berisha: Urime besimtarëve myslimanë për agjërimin në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit

Ai gjithashtu shtoi që sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin si dhe që afron njeriun me të vërtetën.

10 Mars 2024, 19:03 Nga N.F
Berisha: Urime besimtarëve myslimanë për agjërimin në
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve te mbledhur poshtë pallatit ka uruar besimtarët myslimanë. Berisha u uroi besimtarëve myslimanë për agjërimin në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Ai gjithashtu shtoi që sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin si dhe që afron njeriun me të vërtetën.

Berisha tha se sakrifica është mjeti me të cilin çdo njeri ka realizuar qëllimet e tij fisnike, ka realizuar ëndërrat e bukura.

Fjala e plotë:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen e thellë. Të dashur miq! Sonte do ta nis fjalën time, duke uruar besimtarët myslimanë shqiptarë për agjërimin në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Nga zemra uroj që i madh Zot të pranojë sakrificën e tyre, për veten, familjen dhe vendin.

Të dashur miq! Sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin, që afron njeriun me të vërtetën.
Është mjeti me të cilin çdo njeri ka realizuar qëllimet e tij fisnike, ka realizuar ëndërrat e bukura, ndaj dhe ky muaj frymëzon opozitarët kudo që janë për sakrifica të mëdha për përmbysjen e këtij regjimi, për shpëtimin nga kjo e keqe e madhe. Këto sakrifica do ti afrojnë ata gjithnjë e më shumë me Zotin, me të vërtetën, do të bëjë të mundur realizimin e ëndërrave tona.

berisha ramazani

Sondazh

Poll