Bota

Mjekët dalin në protestë në Gjermani: Duam kushte më të mira puna dhe të paga më të larta

Marburger Bund tha gjithashtu se rreth 7000 mjekë nga 23 spitale universitare morën pjesë në protestat.

11 Mars 2024, 18:24 Nga E. D
Mjekët dalin në protestë në Gjermani: Duam kushte më
mjekët në protestë

GJERMANI- Mijëra mjekë në spitalet universitare kanë organizuar protesta dhe tubime në shumë shtete gjermane për të kërkuar të ardhura më të larta dhe kushte më të mira pune. Sindikata Marburger Bund, e cila përfaqëson mjekët, tha se greva u organizua në dhjetëra qytete, përfshirë qytetet Aachen, Bonn, Këln, Dusseldorf, Heidelberg dhe Mynih. Marburger Bund tha gjithashtu se rreth 7000 mjekë nga 23 spitale universitare morën pjesë në protestat.

Një raund i katërt i negociatave midis sindikatës së mjekëve dhe punëdhënësve të shteteve federale kishte dështuar kohët e fundit. Megjithatë, Monika Heinold  kryenegociatorja për shoqatën e negociatave kolektive të shteteve gjermane ishte optimiste për negociatat e mëtejshme. Gjithashu mjekët kërkojnë 12.5 për qind më shumë paga si dhe shpërblime më të larta për punën e rregullt gjatë natës, fundjavës dhe festave zyrtare.

Rreth 2000 grevistë nga spitalet universitare bavareze u mblodhën në Marienplatz në Mynih. Në Shtutgart, mjekët protestues vendosën një shtrat simbolik spitalor përpara Ministrisë së Financave mjekët kërkuan një infuzion financiar për klinikat

Në një demonstratë të mjekëve pranë Ministrisë së Financave në Kiel, pankartat shkruheshin "Unë e bëj pothuajse falas natën dhe fundjavët" dhe "Unë jam në grevë që të shoh diellin".

gjermani proteste ne gjermani

Sondazh

Poll