11 Mars 2024, 16:52
Nga E. D
Josep Borrell
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka kërkuar bllokut të forcojë industrinë e mbrojtjes dhe të plotësojë rezervat në mënyrë që të jetë gati për t'u përballur me "kërcënime të mundshme", ndërkohë të vazhdojë ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Ukraina, e cila mbështetet shumë në furnizimet perëndimore për pajisje ushtarake, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, është detyruar të racionojë rezervat e saj të municionit përballë një sulmi gjithnjë e më intensiv nga Rusia.
Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë.
"Pas dy vitesh luftë me intensitet të lartë, furnizimet në dispozicion janë varfëruar dhe konflikti është zhvendosur nga një luftë furnizimesh në një luftë prodhimi", shkroi Borrell më 11 mars në një artikull mbi Strategjinë industriale të mbrojtjes evropiane që iu prezantua Komisionit Evropian më 5 mars.
Ndërsa një paketë kritike e ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarësh mbetet e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, për shkak të kundërshtimit republikan, Ukraina është bërë më e varur nga furnizimet nga aleatët evropianë.
Borrell tha se BE-ja duhet të kapërcejë urgjentisht ndarjen aktuale të industrisë së saj të mbrojtjes dhe të bëhet "e gatshme për mbrojtje" përmes prokurimeve dhe projekteve më të përbashkëta të mbrojtjes.
Ndërsa konsolidon aftësitë e veta mbrojtëse dhe rrit prodhimin, BE-ja "mund të përdorë fitimet e papritura të aseteve të ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën dhe/ose për të ndihmuar në forcimin e industrisë së saj të mbrojtjes", shkroi Borrell.
"Deri më tani, ne kemi konsideruar përdorimin e këtyre fitimeve për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës. Megjithatë, aktualisht, çështja kryesore në Ukrainë nuk është aq shumë rindërtimi, por shmangia e shkatërrimit të mëtejshëm", shkroi ai.
Komentet e tij erdhën ndërsa CNN, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar të inteligjencës evropiane, raportoi më 11 mars se Rusia po prodhonte tre herë më shumë municion artilerie se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja së bashku.
"Ajo në të cilën jemi tani është një luftë prodhimi," tha për CNN, zyrtari i lartë i NATO-s.
Rusia aktualisht po prodhon 250.000 predha artilerie në muaj, ose rreth 3 milionë në vit, tha burimi për CNN, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa së bashku kanë kapacitetin për t'i dërguar Ukrainës rreth 1.2 milionë predha në vit.
Derisa rrit aftësitë e veta të prodhimit, Rusia raportohet se ka importuar gjithashtu sasi masive të municioneve artilerie nga Koreja e Veriut dhe Irani.
Në fund të janarit, Borrell pranoi se BE-ja do të ishte shumë larg objektivit të saj të vendosur më parë për të dërguar 1 milion predha artilerie në Ukrainë deri në mars, duke thënë se rreth gjysma ishte dorëzuar deri në atë afat, dhe se pjesa tjetër do të dërgohej deri në fund të vitit.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë muajin e kaluar, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Borrell tha: "Ne duhet të bëjmë më shumë, e di. Nuk është kurrë e mjaftueshme".
Marrë nga REL
josep borrell
Bota
11 Mars 2024, 16:43
S.B
Kate Middleton dhe Princi William
BRITANI E MADHE- Princesha e Uellsit Kate Middleton u pa duke u larguar nga Kështjella Windsor me Princin William t&...
Bota
11 Mars 2024, 16:30
E. D
Parlamenti skocez
SKOCI- Tre persona janë arrestuar pasi kanë spërkatur me bojë të kuqe ndërtesën në Edinburg. ...
Bota
11 Mars 2024, 16:07
E. D
fotot ilustruese
MBRETËRIA E BASHKUAR- Një 34-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite burg për 5 vjedhje, ku mori 110,0...
Bota
11 Mars 2024, 16:09
I.A
Trump dhe Biden
SHBA- Ndërsa votuesit amerikanë përgatiten për një raund të ri zgjedhjesh paraprake të martën, Pres...
Bota
11 Mars 2024, 15:50
E. D
fotot ilustruese
HERAKLION- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Heraklion. Ku një 25-vje&cce...
Bota
11 Mars 2024, 15:52
I.A
Gaza
GAZA- Palestinezët po shënojnë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa Izraeli njoftoi të hën&e...
Bota
11 Mars 2024, 15:27
E. D
foto ilustruese
JAPONI- Japonia shënoi sot 13 vjet që kur një tërmet i fuqishëm dhe cunami shkatërroi rajonin e saj verilindo...
Bota
11 Mars 2024, 15:06
E. D
anija
QIPRO- Një anije me ndihma humanitare për Gazën mbetet e ankoruar në Qipro, një ditë pasi do të fillonte udhë...
Bota
11 Mars 2024, 14:54
N.F
IRLANDË- Ndonëse të mbështetura nga shumë parti politike votuesit irlandezë u thanë "Jo" ndryshimeve kushtetuese të pr...
Bota
11 Mars 2024, 14:48
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Rusia njoftoi sot se një grup i luftanijeve të saj mbërritën në Iran për...