Bota

Restaurohet portreti i rrallë i trashëgimtares së shekullit të 17-të

E lindur në vitin 1612, Anne ishte e bija e Sir William dhe Ann Clopton para se të mbetej jetime në moshën shtatë vjeçare.

11 Mars 2024, 16:56 Nga S.B
Restaurohet portreti i rrallë i trashëgimtares së shekullit
Anne Clopton

BRITANI E MADHE- Një portret jashtëzakonisht i rrallë i shekullit të 17-të i një trashëgimtareje të Suffolk-ut është restauruar dhe është ekspozuar për herë të parë në gati 20 vjet. Portreti i Anne Clopton, trashëgimtare e Kentwell Hall në Long Melford, daton gati 400 vjet më pare dhe është restauruar falë një granti prej 2000 eurosh.

Ian Shipp, anëtar i kabinetit të Këshillit të West Suffolk për kulturën tha se autoriteti ishte i kënaqur që ishte në gjendje të ndante portretin si pjesë e një ekspozite në Muzeun Moyse's Hall, Bury St Edmunds. E lindur në vitin 1612, Anne ishte e bija e Sir William dhe Ann Clopton para se të mbetej jetime në moshën shtatë vjeçare.

Ajo u bë trashëgimtarja e vetme e Kentwell, gjë që e bëri atë një nga vajzat e reja më të pasura në Suffolk në atë kohë. Në vitin 1626, në moshën 14-vjeçare, ajo u martua me Sir Simonds D'Ewes, një deputet dhe Sherif i Lartë i Suffolk. Mendohet se portreti është pikturuar për të shënuar ose fejesën e çiftit ose martesën e tyre.

Ana vdiq nga lija në vitin 1641 në moshën 29-vjeçare. Në vitin 2005, portreti u ble nga muzeu, por u dëmtua gjatë ekspozimit. Më pas u vendos në ruajtje derisa të mund të restaurohej. Granti prej 2000 eurosh u bë nga Woodsmansterne Publications.

piktura e shek 17 anne clopton

Sondazh

Poll