Bota

Të shtëna me armë zjarri në Arkansas, 3 të vdekur dhe 5 të plagosur

Si pas policisë një person është dërguar me ambulancë në spital dhe katër të tjerë janë dërguar në spital me automjete personale.

11 Mars 2024, 18:05 Nga E. D

Të shtëna me armë zjarri në Arkansas, 3 të vdekur dhe 5

SHBA- Tre persona kanë vdekur dhe pesë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një festë private në Arkansas.

"Oficerët gjetën viktima të shumta të qëlluara me armë zjarri në vendngjarje pranë zonës në qendër të qytetit Jonesboro rreth orës 5 të mëngjesit," tha Departamenti i Policisë së Jonesboro.

Si pas policisë një person është dërguar me ambulancë në spital dhe katër të tjerë janë dërguar në spital me automjete personale. Autoritetet thanë se të shtënat erdhën nga një trazirë familjare që u transferua në një festë private.

Një burrë dhe një grua, për të cilët policia tha se ishin të njohur të vrasësit, u vranë. Gjithashu policia shtoi se edhe vrasësi ka vdekur. E plagosur ka mbetur edhe një grua tjetër, e cila ka qenë edhe e njohur e autorit.

Tre viktima të tjera u plagosën, por nuk kishin lidhje të njohur me të dyshuarin. Një person i pestë i plagosur më vonë u paraqit në një spital të zonës me plagë të ndryshme. Nuk është e qartë nëse viktima e pestë e njihte të dyshuarin.

arkansas

Sondazh

Poll