Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë kritikon fjalët e Papës për Ukrainën: Nuk e kuptoj

Në një program në televizionin ARD, ministrja Baerbock kritikoi fjalët që Papa ka deklaruar për Ukrainën se unë besoj se ata që mendojnë për popullin e tyre janë ata që tregojnë guximin për të ngritur flamurin e bardhë dhe për të negociuar.

11 Mars 2024, 17:29 Nga E. D
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë kritikon fjalët e Papës
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock kritikoi ashpër fjalët e Papa Françeskut për Ukrainën lidhur me ngritjen e flamurit të bardhë. 

"Unë nuk e kuptoj atë," tha Baerbock në një talk show në transmetuesin publik ARD.

"Unë nuk e kuptoj këtë në këtë moment. Është e nevojshme të shkohet në Ukrainë së bashku me ata që bëjnë thirrje për bisedime të paqes", tha Baerbock.

Baerbock shpjegoi se gjatë vizitave të saj në Ukrainë e ka parë seriozitetin e situatës atje.

"Besoj se disa gjëra mund t‘i kuptoni kur i shikoni vetë. Kur bisedoj me fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë, i pyes që Ku është Papa? Papa duhet të ketë dijeni për këto," tha ministrja gjermane.

Gjithashu Baerbock tha se Gjermania kundërshton ata që duan t'i japin fund dërgimit të armëve në Ukrainë.

"Nëse nuk tregojmë tani solidarizim dhe forcë, atëherë nuk do të ketë paqe. Për këtë arsye duhet të tregojmë vendosmëri, përfshirë edhe dërgimin e armëve. Duhet të qëndrojmë pranë Ukrainës dhe të bëjmë çdo gjë që mundemi që ajo të mund të mbrojë veten e saj", tha kryediplomatja gjermane.

annalena baerbock

Sondazh

Poll