Bota

Rusia, Irani dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Gjirin e Omanit

Misioni i quajtur "Zona e Sigurisë Detare 2024 ", do të përfshijnë anije luftarake dhe avionë.

11 Mars 2024, 14:48 Nga N.F

 

Rusia, Irani dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të
Foto ilustruese

 

RUSI- Rusia njoftoi sot se një grup i luftanijeve të saj mbërritën në Iran për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta me Iranin dhe Kinën në Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik. Misioni i quajtur "Zona e Sigurisë Detare 2024 ", do të përfshijnë anije luftarake dhe avionë.

“Pjesa praktike do të zhvillohet në ujërat e Gjirit të Omanit të Detit Arabik. Objektivi kryesor është ushtrimi në sigurinë e veprimtarisë ekonomike detare," tha ministria.

Ekipi rus udhëhiqet nga Varyag, një kryqëzor me raketa të drejtuara nga Flota Ruse e Paqësorit  tha ministria. Më tej bëhet me dije se përfaqësuesit e ushtrive të Pakistanit, Kazakistanit, Azerbajxhanit, Omanit, Indisë dhe Afrikës së Jugut do të ndjekin stërvitjet si vëzhgues.

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi sot se anijet kineze, iraniane dhe ruse do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në datat 11-15 mars pranë Gjirit të Omanit. Kina do të dërgojë dy anije luftarake me raketa të drejtuara dhe një anije furnizimi për të marrë pjesë në stërvitje.

rusi kine stervistje

Sondazh

Poll