Bota

"Një nga incidentet më të rënda të viteve të fundit!" 5 skiator të vdekur dhe një i zhdukur në Zvicër, vijojnë kërkimet

Skiatorët, pesë prej tyre anëtarë të së njëjtës familje, u zhdukën rreth malit Tête Blanche të shtunën, në shtegun Zermatt-Arolla.

11 Mars 2024, 12:45 Nga M.B
"Një nga incidentet më të rënda të viteve të
Foto ilustruese

ZVICËR- Helikopterët po krehnin një zonë pranë malit Matterhorn në Zvicër për të gjetur një skiator të zhdukur pasi 5 anëtarë të tjerë të grupit u gjetën të vdekur. Skiatorët, pesë prej tyre anëtarë të së njëjtës familje, u zhdukën rreth malit Tête Blanche të shtunën, në shtegun Zermatt-Arolla. Autoritetet nuk kanë dhënë shkakun e vdekjes për pesë personat e gjetur vonë të dielën, por folën për kushte të pafavorshme moti me stuhi dëbore dhe temperatura ekstreme.

"Prioriteti ynë është të gjejmë personin e gjashtë. Për sa kohë që ka shpresë, ne do të bëjmë gjithçka mundemi, por duhet të jemi realistë për kushtet që ka jetuar ai person gjatë 48 orëve të fundit", u tha gazetarëve në një konferencë shtypi të hënën Christian Varone, shefi i policisë kantonale.

Incidenti është një nga më vdekjeprurësit në Alpet zvicerane në vitet e fundit. Njëmbëdhjetë helikopterë ishin pjesë e një operacioni kërkim-shpëtimi gjatë fundjavës. Policia tha se grupi i skiatorëve përfshinte persona të moshave 21-58-vjeç, pa treguar detaje për viktimat. 

zvicer ski turiste

Sondazh

Poll