Dekriminalizimi/ Rama: Bëjnë moral si tutoret e shtëpive të qejfit… zgjidhja, ligji!(VD)
16 Nëntor 2019, 09:46Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së gazetares Ambrozia Meta, për filtrat që Partia Socialiste duhet të vendosë për të shmangur “djegien” e kryebashkiakëve nga ligji për dekriminalizimin. Rama i krahasoi ata që flasin për këtë çështje me “tutoret që ruajnë shtëpitë publike”. Ajo që ishte e rëndësishme për Ramën ishte forcimi i ligjit dhe verifikimi i kandidatëve para se të nisë fushata elektorale.
Gazetarja:Zoti kryeministër, teksa PS është në një proces riorganizimi, a keni menduar të vendosni filtra, që kandidatët tuaj për bashki të mos i kapë më ligji për dekriminalizimi?
Edi Rama: E kam thënë, e rithem dhe të gjitha virgjëreshat që thonë të kundërtën iu ngjajnë atyre përgjegjëseve të shtëpive të qejfit që predikojnë moral. Kjo çështje zgjidhet me fuqizimin e ligjit në raport me individin duke e kthyer vetë-deklarimin e rremë në një vepër që dënohet, qartë, ashpër dhe drejtëpërdrejt. Dhe nga ana tjetër, duke i çliruar partitë politike nga individë që në mënyrë të papërgjegjshme i shmangen të vërtetës përmes një ndërhyrjeje në ligj që do t’i japë mundësi institucioneve të bëjnë verifikime, kur partitë çojnë listat e kandidatëve në një kohë më përpara se fillimi i fushatës, që kur fushata të nisë, lista të jetë e verifikuar. Partitë s’kanë kapacitete për të bërë punën e prokurorisë dhe policisë. Ato të hyjnë në një proces më herët. Kush predikon moral është njësoj, ua thashë, është një shëmbëlltyrë si ato përgjegjëset e shtëpive të qejfit, që tek dera e shtëpisë predikonin virgjërinë e vashave që ofronin brenda shërbime.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë pas votimit në një nga qendrat e votimit pranë Partisë Socialiste, që sot zgjedh 706 delegatët e rinj të Kongresit.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka votuar për delegatët e kongresit të PS-së, sipas parimit një anëtar, një votë, pranë një qendre elektronike në selinë rozë.Ndë...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka votuar për delegatët e kongresit sipas parimit një anëtar, një votë, pranë një qendre elektronike në selinë rozë.Pas votimit n...
GJERMANI- Është e qartë, për ne ky është një lajm shumë i mirë, tha pr DW, ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj.” Peter Beyer është një njohës shumë ...
LEZHË- Ish-eurodeputetja Doris Pack ka zhvilluar një takim ditën e sotme me gratë demokrate në Lezhë.Gjatë këtij takimi, Pack ka folur ashpër kundër qeveri...
Tiranë– Për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese presidenti Ilir Meta do të kërkojë një takim me krerët e partive politike opozitare që kanë braktis...
TIRANE-Socialistët zgjedhin sot 706 delegatët e rinj të Kongresit, përmes parimit një anëtar, një votë. Procesi për zgjedhjen e tyre ka nisur që prej orës 08:00...
Tiranë- Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku prej 8 ditësh tashmë është në arrati. Në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv, avokati i tij Isuf Shehu ...
TIRANE– Voltana Ademi, kryetrja në detyrë e Bashkisë Shkodër, ka treguar sot prapaskenat e votimeve të 30 qershorit. Në një intervistë në emisionin “Pa P...
SHBA- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, prej pak ditësh ndodhet në Uashingotn ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Gjatë kësaj vizit...