Politike

Meta foli për shpërndarje parlamenti/ Rama: Më kujton Xhike Qamilin që thoshte sa të kem këtë apo atë katund….(VD)

16 Nëntor 2019, 09:25 Nga DOSJA
Meta foli për shpërndarje parlamenti/ Rama: Më kujton Xhike

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka votuar për delegatët e kongresit të PS-së,  sipas parimit një anëtar, një votë, pranë një qendre elektronike në selinë rozë.

Ndër të tjera nga gazetarët pasi votoi,  ai pyet edhe për deklaratën e Metës se mund të shpërndajë parlamentin pas situatës së krijuar me Gjykatën Kushtetuese,

Biseda: 

Gazetari: Meta tha për shpërndarje parlamenti dje? 

Rama: Më kujton Xhike Qamilin që thoshte sa të kem këtë apo atë katund nuk pyes  për Francën dhe as për Anglinë…

Një ditë më parë në një dalje për mediet, Ilir Meta la të kuptohet se mund të kërkojë referendum popullor për ndryshimin e Kushtetutës dhe për këtë do të kërkojë ndihmën e popullit. Presidenti ndër të tjera me gazetarët u shpreh se me një dekret mund të shpërndajë edhe Parlamentin. Kuvendi i Shqipërisë dje miratoi miratuar me 97 vota pro projektrezolutën për Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi e quajti me anë të kësaj rezolute, shkelje, kalimin e afatit nga ana e presidentit Ilir Meta për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ps zgjedh delegatët edi rama ilir meta ps zgjedh delegatët

Sondazh

Poll