Politike

Rama voton për delegatët e Kongesit: Do sjellin barazi mes grave dhe burrave, votimi elektronik i mundshëm (VD)

16 Nëntor 2019, 09:23 Nga DOSJA
Rama voton për delegatët e Kongesit: Do sjellin barazi mes grave dhe

Tiranë-  Kryeministri Edi Rama ka votuar për delegatët e kongresit sipas parimit një anëtar, një votë, pranë një qendre elektronike në selinë rozë.

Pas votimit nga qendra, ai u shpreh se  brenda PS-së do të ketë një barazi gjinore mes burrave dhe grave. Ndërsa për votimin elektronik u deklaroi se  i mundshëm, i padepërtueshëm nga forca të errëta.

Rama: Më shkoni me zoom me gjithë këtë kokë që kam unë. Siç e dini ne sot kemi ardhur, ne sot kemi zgjedhjet në të gjitha qendra dhe kemi për çdo qendër një organizatë. Është një ditë e rëndësishme për partinë tonë, që gratë dhe vajzat dhe burrat dhe djemtë janë të barabartë. Duhet të kemi barazi në drejtim. Duhet të kemi barazi në pjesëmarrje  Sot dua t’i falënderoj të gjitha gratë e vajzat që janë përfshirë në afirmimin e këtij vullneti. Dua t’i nxis të bëjnë betejën e tyre në çdo organizatë.

Keni besim te votimi elektronik? 

Ne kemi përgatitur një proces për të qenë të gatshëm, një kërkesë të shumë përsëritur për votimin elektronik. Për ta shtrirë në të gjithë shqipërinë ne duhet ta kishin plilotuar në zgjedhjet e mëparshme, por ju e dini. Kemi përgatitur një proces të tërë para zgjedhjeve që kaluan për të qenë të gatshëm që t’i përgjigjemi me pozitivitet një kërkese të shumë kërkuar por të harruar siç u harrua dhe himni kombëtar, votimi elektronik. Mbetet për t’u parë në të ardhmen, është absolutisht një votim i mundshëm, nuk është online por offline dhe i padepërtueshëm nga forca të errëta. 

itën e sotme Partia Socialiste zgjedh delegatët e kongresit sipas parimit një anëtar, një votë. Mësohet se procesi për zgjedhjen e tyre ka nisur që prej orës 08:00 dje do të përfundojë në orën 16:00, ku 103 056 anëtarë të PS në gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps zgjedh delegatët edi rama ps zgjedh delegatët

Sondazh

Poll