Politike

‘Populli të marrë armët’, Braçe ironizon thirrjen e Metës: Ato i kanë banditët, jo populli!

15 Nëntor 2019, 19:50 Nga DOSJA
‘Populli të marrë armët’, Braçe ironizon

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta, se nëse maxhoranca i kap të gjitha pushtetet popullit i mbeten tre zgjidhje, një ndër to është që të rrëmbejnë armët. 

Në rrjetet e tij sociale, Braçe ka postuar foto nga Panairi i Librit, ku edhe duken të rinjtë që janë dyndur për të blerë botimet e ekspozuara. 

“Pas thirrjeve “për të marrë armët”, populli dyndet e ble libra. Armët jashtë rendit kushtetues e ligjori kanë banditët, jo populli! Librat nuk arrijnë kurrë tek banditët!,”– shkruan në postimin e tij Braçe. 

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta dha tre zgjidhje për vendin. Ato ishin: rrëmbimi i armëve, populli të mos ngrihet ose largimi. Në fjalën e tij, Meta tha se të gjitha ishin të papranueshme por më shumë ishin dy alternativat e fundit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace ilir meta padia e metes per ardian dvoranin erion brace ilir meta padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll