Politike

PS zgjedh delegatët/ Rama për Metën: Përsëri në anën e gabuar të historisë, gati ligji për KÇK

16 Nëntor 2019, 07:23 Nga DOSJA
PS zgjedh delegatët/ Rama për Metën: Përsëri në

TIRANE-Socialistët zgjedhin sot 706 delegatët e rinj të Kongresit, përmes parimit një anëtar, një votë. Procesi për zgjedhjen e tyre ka nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit do të përfundojë në orën 16:00, ku 103 056 anëtarë të PS në gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit.

Në njësinë e votimit në Tiranë, pranë selisë rozë, votoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se brenda PS-së do të ketë një barazi gjinore mes burrave dhe grave. Ndërsa për votimin elektronik u shpreh se  i mundshëm, i padepërtueshëm nga forca të errëta.

Nga gazetarët ai u ngacmua edhe për ngërçin në Kushtetuese ku theksoi se Presidenti është rreshtuar përsëri në anën e gabuar të historisë.  Sa i përket deklaratës së Presidentin se mund të shpërndajë parlamentin, Rama deklaroi se i kujton “Xhike Qamilin që thoshte sa të kem këtë apo atë katund nuk pyes për Francën dhe Anglinë”.

I pyetur për mesazhet kërcënuese që ka marrë në adresë të tij, Rama tha se këto “tema as më shqetësojnë dhe as më interesojnë”. 

Gazetarët e ngacmuan kryeministrin edhe për dekriminalizimin, dhe ai i quajti të gjithë ato që japin moral, “shëmbëlltyrë të atyre që ruajnë shtëpitë e qejfit dhe predikojnë virgjërinë e vashave”, por sqaroi se rruga është “forcimi i ligjit dhe verifikimi para fushatave”.  PS njoftoi se në të gjithë vendin janë  362 qendra votimi dhe 362 komisione që do të menaxhojnë procesin për zgjedhjet e delegatëve të PS.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ps zgjedh delegatët votim elektronik në tiranë ps zgjedh delegatët votim elektronik në tiranë

Sondazh

Poll