Bota

I vuri flakën vetes para ambasadës izraelite në Uashington, qyteti palestinez i vendos një rruge emrin e ushtarit amerikan

Kryetari i bashkisë së Jerikos, Abdul Karim Sidr teksa zbuloi tabelën në rrugë tha se 25-vjeçari, i cili vdiq më 25 shkurt sakrifikoi gjithçka për palestinezët.

10 Mars 2024, 22:32 Nga E. D
I vuri flakën vetes para ambasadës izraelite në Uashington,
Shenjë për rrugën Aaron Bushnell në Jeriko

PALESTINË- Qyteti palestinez i Jericho-s i ka vënë një rrugë me emrin Aaron Bushnell, anëtari i forcave ajrore amerikane që i vuri flakën vetes jashtë ambasadës izraelite në Uashington për të protestuar kundër luftës në Gaza.

Kryetari i bashkisë së Jerikos, Abdul Karim Sidr teksa zbuloi tabelën në rrugë tha se 25-vjeçari, i cili vdiq më 25 shkurt sakrifikoi gjithçka për palestinezët

“Ne nuk e njihnim atë dhe ai nuk na njihte ne. Nuk kishte asnjë lidhje shoqërore, ekonomike apo politike mes nesh. Ajo që ne ndajmë është një dashuri për lirinë dhe një dëshirë për të qëndruar kundër këtyre sulmeve në Gaza,” tha kryebashkiaku para një turme të vogël të mbledhur në rrugën e re Aaron Bushnell.

Bushnell transmetoi drejtpërdrejt vetëdjegjen e tij në platformën e mediave sociale Twitch, duke deklaruar se nuk do të ishte më bashkëpunëtor në gjenocid dhe duke thirrur Palestinë e lirë ndërsa ndezi zjarrin. Forcat e rendit shuan flakët, por ai ndërroi jetë në spital disa orë më vonë.

aaron bushnell palestinë

Sondazh

Poll