Bota

Lideri i Hamasit: Ngelemi të hapur për negociatat me Izraelin

Gjithashu lideri i Hamasit thotë se pushtimi izraelit mban përgjegjësi për dështimin e arritjes së marrëveshjes. 

10 Mars 2024, 20:49 Nga E. D
Lideri i Hamasit: Ngelemi të hapur për negociatat me Izraelin
Ismail Haniya

GAZA- Udhëheqësi i lëvizjes islamike palestineze, Ismail Haniya tha sot në një mesazh televiziv se Hamasi mbetet i hapur për negociata për një armëpushim në Gaza, në prag të Ramazanit, i cili fillon në shumë vende myslimane.

“Unë deklaroj qartë se okupimi izraelit mban përgjegjësi për mos arritjen e një marrëveshjeje, por deklaroj se ne jemi të hapur për vazhdimin e negociatave, në çfarëdo forme që ato marrin”, tha Haniya në një mesazh televiziv. 

Gjithashu lideri i Hamasit thotë se pushtimi izraelit mban përgjegjësi për dështimin e arritjes së marrëveshjes.  Ndërkohë, Egjipti vijon bisedimet për të arritur një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.

ismail haniya

Sondazh

Poll