Bota

Dhuna e bandave në Haiti, ushtria forcon sigurinë e ambasadës amerikane

Operacioni ishte shenja më e fundit e telasheve të Haitit, pasi dhuna e bandave kërcënon të rrëzojë qeverinë dhe ka bërë që mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre.

10 Mars 2024, 20:33 Nga E. D
Dhuna e bandave në Haiti, ushtria forcon sigurinë e ambasadës
foto ilustruese

HAIT- Ushtria amerikane tha sot se ka kryer një operacion në Haiti për të transportuar personelin jo thelbësor të ambasadës nga vendi dhe shtoi se forcat amerikane forcojnë sigurinë e ambasadës, ndërsa kombi i Karaibeve po kalon nën një gjendje të jashtëzakonshme. Operacioni ishte shenja më e fundit e telasheve të Haitit, pasi dhuna e bandave kërcënon të rrëzojë qeverinë dhe ka bërë që mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre.

"Ky transport ajror i personelit brenda dhe jashtë ambasadës është në përputhje me praktikën tonë standarde për shtimin e sigurisë së ambasadës në mbarë botën dhe asnjë Haitian nuk ka qenë në bordin e avionit ushtarak," tha në një deklaratë Komanda Jugore e ushtrisë amerikane.

Haiti hyri në gjendje të jashtëzakonshme të dielën e kaluar pasi luftimet u përshkallëzuan ndërsa kryeministri Ariel Henry ishte në Nairobi duke kërkuar një marrëveshje për misionin e vonuar prej kohësh të mbështetur nga OKB. Të shtunën, Departamenti i Shtetit të SHBA tha se Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me presidentin kenian William Ruto për krizën e Haitit dhe të dy burrat nënvizuan angazhimin e tyre ndaj një misioni sigurie shumëkombëshe për të rivendosur rendin.

hait

Sondazh

Poll