Bota

Shirat e rrëmbyeshëm përmbysin Francën juglindore, zhduken shtatë pjestarë të një familje, mes tyre edhe dy fëmijë

Mësohet se personat e zhdukur po tentonin të kalonin urat me makinë mbi lumenjtë që ishin duke vërshuar pas shirave të rrëmbyeshëm.

10 Mars 2024, 16:29 Nga N.F
Shirat e rrëmbyeshëm përmbysin Francën juglindore, zhduken
Foto ilustruese

FRANCË- Moti i keq ka "pushtuar" Francën juglindore duke sjellë edhe përmytje. Në një situatë të tillë autoritet franceze raportojnë se janë zhdukuar shtatë persona mes tyre edhe dy fëmijë. Mësohet se personat e zhdukur po tentonin të kalonin urat me makinë mbi lumenjtë që ishin duke vërshuar pas shirave të rrëmbyeshëm.

Një familje prej katër anëtarësh, duke përfshirë dy fëmijë të moshës 4 dhe 13 vjeç u rrëmbyen nga ujrat ndërsa po përpiqeshin të kalonin një urë të përmbytur në Gardon a Dion. Aktualisht autoritetet janë në kërkim të babait të familjes dhe dy fëmijëve. Nëna, një grua 40-vjeçare e cila ishte gjithashtu në makinë, u gjet nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital.

Një helikopter ka fluturuar mbi fshatin dhe ujërat e fryra të lumit Gar në kërkim të të zhdukurve ndërsa forcat zjarrfikëse kanë kryer kërkime në terren, me ndihmën e dronëve dhe qenve.

Në departamentin fqinj Ardes, një burrë është zhdukur gjithashtu që nga mbrëmja e kaluar në fshatin Saint-Martin de Valamas pas reshjeve të dendura të shiut që goditën zonën, me kërkimet që vazhdojnë edhe sot, sipas prefekturës. Gjithë Franca juglindore u vendos në alarm portokalli dje për shkak të shiut të dendur të lidhur me stuhinë Monica.

france permbytje te zhdukur

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2024, 15:12 N.F

Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin

Foto ilustruese IZRAEL- Grupi militant Hezbollah në Liban më 10 mars tha se ka gjuajtur dhjetëra raketa në veri të Izraelit pasi s...