Bota

Përfshihet nga flakët laboratori i kanabisit në Los Anxhelos, 5 zjarrfikës përfundojnë në spital

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Brian Humphrey tha zjarrfikësit u ndjenë keq pasi nuhatën një aromë të pazakontë ndërsa shtoi se kjo aromë mund të ketë ardhur nga djegia e kimikateve brenda ndërtesës. 

10 Mars 2024, 15:20 Nga N.F
Përfshihet nga flakët laboratori i kanabisit në
Pamje nga zjarri

SHBA- Pesë zjarrfikës u dërguan në spital të shtunën në mëngjes pasi ishin në aksion për fikjen e një zjarri i cili u regjistrua brenda një laboratori ilegal kanabisi në qendër të Los Anxhelosit. Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Brian Humphrey tha zjarrfikësit u ndjenë keq pasi nuhatën një aromë të pazakontë ndërsa shtoi se kjo aromë mund të ketë ardhur nga djegia e kimikateve brenda ndërtesës. 

“Këta janë zjarrfikës me përvojë, të cilët kanë ndjerë diçka të pazakontë”, tha ai, duke sqaruar se pesë burrat nuk kishin ndonjë simptomë tjetër apo kishin probleme me frymëmarrjen.

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një re të madhe tymi mbi zonën ku shpërtheu zjarri.  Njerëzit që thirrën zjarrfikësin për të raportuar zjarrin dhe thanë se një ose më shumë persona mund të kenë qenë brenda ndërtesës. Pas shuarjes së zjarrit, zjarrfikësit sollën qen të trajnuar për zbulimin e trupave, por asgjë nuk u gjet. Shkaku i zjarrit mbetet nën hetim ndërsa muajin e kaluar, një trup i pajetë u gjet pas rënies së një zjarri në një tjetër laborator kanabisi në Los Angeles.

 

zjarr kanabis shba

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2024, 15:12 N.F

Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin

Foto ilustruese IZRAEL- Grupi militant Hezbollah në Liban më 10 mars tha se ka gjuajtur dhjetëra raketa në veri të Izraelit pasi s...