Bota

Arrestohen 33 persona në Turqi, po planifikonin sulme terroriste para zgjedhjeve lokale

Gjithashtu zgjedhjet mbarëkombëtare do të mbahen më 31 mars. Policia kundër terrorizmit në Sakarya në veriperëndim të Turqisë gjeti armë, para dhe dokumente organizative gjatë bastisjeve.

10 Mars 2024, 15:17 Nga E. D
Arrestohen 33 persona në Turqi, po planifikonin sulme terroriste para
foto ilustruese

TURQI- Policia turke arrestoi 33 persona të dyshuar për lidhje me Shteti Islamik. Të dyshuarit pretendohet se po planifikonin sulme para zgjedhjeve lokale në Turqi këtë muaj, ka njoftuar ministri i Brendshëm turk Ali Yelikaya. 

"Të dyshuarit po përgatiteshin dhe po kërkonin veprime përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale”, ka shkurar Yelikaya në platformën "X". 

Gjithashtu zgjedhjet mbarëkombëtare do të mbahen më 31 mars. Policia kundër terrorizmit në Sakarya në veriperëndim të Turqisë gjeti armë, para dhe dokumente organizative gjatë bastisjeve.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë terrorist. Ne do të vazhdojmë luftën tonë pandërprerë me përpjekjet superiore të forcave tona të sigurisë”, tha Yerlikaya.

Turqia ka pësuar sulme të shumta të lidhura me IS gjatë 10 viteve të fundit, duke përfshirë një sulm me armë në një kishë në Stamboll në janar që la një person të vdekur. Grupi ishte gjithashtu i lidhur me sulmin më vdekjeprurës të vendit, në të cilin më shumë se 100 u vranë në një tubim paqeje në Ankara në tetor 2015.

turqi ali yelikaya

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2024, 15:12 N.F

Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin

Foto ilustruese IZRAEL- Grupi militant Hezbollah në Liban më 10 mars tha se ka gjuajtur dhjetëra raketa në veri të Izraelit pasi s...