Bota

Ambasada ukrainase në Vatikan reagon ndaj rekomandimeve të Papa Françeskut: A ka folur ndonjëherë dikush për negociata me Hitlerin?

Në reagim ambasada shprehet se është shumë e rëndësishme të sillen me konsistencë ndërsa shtuan se askush nuk fliste për negociata paqeje me Adolf Hitlerin dhe një flamur të bardhë për ta kënaqur atë.

10 Mars 2024, 15:56 Nga N.F
Ambasada ukrainase në Vatikan reagon ndaj rekomandimeve të Papa
 Papa Françesku dhe Zelenskyy

UKRAINË- Ambasada e Ukrainës në Vatikan ka reaguar në lidhje me deklaratën e deklaratave të Papa Françeskut, i cili në një intervistë theksoi urgjencën e një negociate mes dy vendeve. Ai më tej shtoi se një vende të ngrejë një flamur të bardhë që kjo luftë të përfundojë.

Në reagim ambasada shprehet se është shumë e rëndësishme të sillen me konsistencë ndërsa shtuan se askush nuk fliste për negociata paqeje me Adolf Hitlerin dhe një flamur të bardhë për ta kënaqur atë. Ambasada e Ukrainës gjithashtu tha se nësë duan të fitojnë duhet të bëjnë gjithçka që munden.

“Është shumë e rëndësishme të silleni me konsistencë. Kur i referohemi Luftës së Tretë Botërore, që po jetojmë tani, duhet të na jepet një mësim. Në atë kohë, a ishte dikush që fliste për negociata paqeje me Adolf Hitlerin dhe një flamur të bardhë për ta kënaqur atë? Mësimi është vetëm një: nëse duam që lufta të përfundojë, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të vrarë Dragoin," thuhet në reagim.

 papa françesku ukraine rusia

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2024, 15:12 N.F

Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin

Foto ilustruese IZRAEL- Grupi militant Hezbollah në Liban më 10 mars tha se ka gjuajtur dhjetëra raketa në veri të Izraelit pasi s...