Bota

Një automjet përplaset me portën e Pallatit Buckingham në Londër  

Deklarata e një dëshmitari okular thoshte se dëgjoi një zhurmë të madhe . Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

10 Mars 2024, 14:18 Nga S.N
Një automjet përplaset me portën e Pallatit Buckingham në
Foto Ilustrim

ANGLI- Policia britanike njoftoi se një burrë u arrestua pasi një automjet u përplas në portat e Pallatit Buckingham në zemër të Londrës . Në imazhet e postuara në rrjetet sociale, në portat e përparme të pallatit shihet një makinë.

Deklarata e një dëshmitari okular thoshte se dëgjoi një zhurmë të madhe . Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

“Policia ka arrestuar një person në vendngjarje, me akuzën se ka dëmtuar pronën e tjetrit. Ai u dërgua në spital, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar ”, tha policia e Londrës në një deklaratë. Teksa shtoi se vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Pallati Buckingham tha se asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte brenda pallatit në kohën e incidentit dhe se dëmtimi i portave ishte duke u riparuar.

 

buckingham palace londer

Sondazh

Poll