Bota

Zhduken 6 skiatorë në Zvicër, moti i keq pamundëson gjetjen e tyre

Gjurmët e skiatorëve humbën të shtunën në shtegun Zermatt-Arola, pranë malit Matterhorn, i cili shtrihet midis kufirit zvicerano-italian, tha policia.

10 Mars 2024, 13:36 Nga S.N
Zhduken 6 skiatorë në Zvicër, moti i keq pamundëson
Foto Ilustrim

ZVICËR- Policia në Valais të Zvicrës është në kërkim të 6 perspnave të zhdukur. Ata  shkuan në qytetin alpin Zermatt për të bërë ski.

Gjurmët e skiatorëve humbën të shtunën në shtegun Zermatt-Arola, pranë malit Matterhorn, i cili shtrihet midis kufirit zvicerano-italian, tha policia.

“Momentalisht kushtet e motit janë shumë të këqija, gjë që vështirëson shumë punën e ekipeve të emergjencës”, tha policia, pa dhënë më shumë informacion për gjashtë të zhdukurit. Qyteti i Zermatt është një vendpushim popullor skish dhe tërheq turistë nga e gjithë bota.

skiatoret te humbur zvicer

Sondazh

Poll