Sport

VIDEO / Granada drejt rikthimit nga erdhi, por Uzuni mbetet lideri i saj!

Uzuni qëndroi në fushë për 82 minuta dhe me dopietën e sotme, u ngjit në kuotën e 9 golave sezonalë, një shifër mjaft e mirë kjo, që pritet të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrave të La Ligës gjatë merkatos së verës.

9 Mars 2024, 20:24 Nga DOSJA
VIDEO / Granada drejt rikthimit nga erdhi, por Uzuni mbetet lideri i saj!

SPANJE - Granada ka marrë tashmë rrugën drejt Segunda Division, pasi me humbjen 2-3 ndaj Real Sociedad, ka mbetur në kuotën e 14 pikëve në 24 ndeshje dhe misioni i mbijetesës në elitën e futbollit spanjoll po shndërrohet në të pamundur.

E nëse skuadra nuk po funksionon siç duhet, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesin kryesor të Granadës, Myrto Uzunin, i cili shënoi dy herë ndaj baskëve, duke konfirmuar se mbetet pikë referimi në repartin e avancuar.

Sulmuesi kuqezi i dha dy herë avantazhin Granadës dhe në fund ishte padyshim futbollisti më i vlerësuar në sajtin e specializuar “SofaScore”, ku mori notën 8.2, ndonëse skuadra e tij doli pa pikë.

Uzuni qëndroi në fushë për 82 minuta dhe me dopietën e sotme, u ngjit në kuotën e 9 golave sezonalë, një shifër mjaft e mirë kjo, që pritet të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrave të La Ligës gjatë merkatos së verës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll