Sport

Kapitenit Rafael Toloi të Atalantës, i grabitet shtëpia në Bergamo... Ai ishte në fushë

Lajmi u raportua sot nga “L'Eco di Bergamo”, e cila nxjerr në pah se si në pak më shumë se një vit, pesë lojtarë të Atalantës kanë përfunduar në sytë e hajdutëve, ndërsa ishin në fushë…

9 Mars 2024, 17:47 Nga DOSJA
Kapitenit Rafael Toloi të Atalantës, i grabitet shtëpia në

ITALI - Shtëpia e kapitenit të Atalantës, Rafael Toloi, në lagjen Santa Lucia të Bergamos, është vjedhur pasditen e së dielës së kaluar, ndërsa futbollisti ishte i zënë me ndeshjen Atalanta-Bologna. 

Lajmi u raportua sot nga “L'Eco di Bergamo”, i cili nxjerr në pah se si në pak më shumë se një vit, pesë lojtarë të Atalantës kanë përfunduar në sytë e hajdutëve, ndërsa ishin në fushë: Jeremie Boga, Luis Muriel, Merih Demiral dhe Gianluca Scamacca. 

Sipas gazetës, e njëjta bandë është ndoshta në veprim, e specializuar për vjedhjet nga shtëpitë e futbollistëve. Plaçka do të ishte e madhe: nga shtëpia e mbrojtësit ‘Deas’ u morën bizhuteritë dhe orët me vlerë. 

Hajdutët patën sukses pa dështuar: duke ditur që Toloi ishte i zënë në stadiumin ‘Gewiss’ dhe se familja e tij gjithashtu nuk ishte në shtëpi, ata kishin mjaft kohë për të vepruar pothuajse të pashqetësuar. 

Me zbulimin e vjedhjes, policia ka mbërritur në shtëpinë e Toloit me ekipin mjeko-ligjor që ka kryer hetimet, duke kërkuar edhe ndonjë gjurmë gishtash.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll