Sport

VIDEO / Cikalleshi eksperti i penalltive, dy brenda një ndeshjeje!

Sulmuesi kavajas i kombëtare shqiptare shkon në kuotën e 11 golave në kampionatin turk.

9 Mars 2024, 17:46 Nga DOSJA
VIDEO / Cikalleshi eksperti i penalltive, dy brenda një ndeshjeje!

TURQI - Sokol Cikalleshi shënon golin e radhës në Superligën turke me Konyasporin, që po luan në fushën e vet kundër Adane Demirsporit. Ishte minuta e shtatë kur Konya fitoi një penallti, të cilën sulmuesi kavajas e shndërroi në gol. I dhjeti sezonal në kampionat për 32-vjeçarin.

Për skuadrën vendase e ka nisur si titullar edhe Valon Ethemi, i cili u transferua te Konyaspori në merkaton e janarit.

Në minutën e 43-të Cikalleshi u vendos sërisht tek pika e penalltisë e këtë herë shënoi me ‘panenka’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll