Sport

Broja, për herë të parë protagonist me klubin e ri!

Ai ishte protagonist në disa aksione radhazi të ekipit të tij në fundin e ndeshjes dhe kur regjistrohej minuta e 7-të shtesë, ishte pjesë e rëndësishme e aksionit të golit që vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.

9 Mars 2024, 19:21 Nga DOSJA
Broja, për herë të parë protagonist me klubin e ri!

ANGLI - Armando Broja sot ka qenë për herë të parë protagonist i një goli për skuadrën e Fulhamit, edhe pse vazhdon të jetë një zëvendësues në radhët e ekipit të tij.

Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli ndeshjen kundër Wolves në transfertë, për t’u aktivizuar vetëm në minutën e 79-të të sfidës, kur rezultati ishte 2-0 për vendasit dhe fati i sfidës ishte kompromentuar.

Megjithatë, ai ishte protagonist në disa aksione radhazi të ekipit të tij në fundin e ndeshjes dhe kur regjistrohej minuta e 7-të shtesë, ishte pjesë e rëndësishme e aksionit të golit që vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll