Sport

VIDEO / Uzuni nuk ndalet, 2 gola për 45 minuta, mban përpara Granadën!

9 Mars 2024, 19:26 Nga DOSJA
VIDEO / Uzuni nuk ndalet, 2 gola për 45 minuta, mban përpara

SPANJE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni gjeti rrugën drejt rrjetës në këtë javë të La Ligas. Uzuni mori përsipër penalltinë e Granada-s dhe e ekzekutoi më së miri në minutën e 21’, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh ndaj Real Sociedad në takimin e javës së 28-të të La Liga-s që është duke u zhvilluar në këto momente.


Në minutën e 33-të ndeshja u barazua, Sadi shënoi për ekipin e Sociedadit, duke i çuar shifrat e takimit 1-1. Por nuk u mbyll me kaq, Uzuni duket në superformë dhe ka marrë përsipër Granadën në këto 45 minuta të para, duke shënuar edhe golin e dytë që rikthen ekipin e tij në avantazh dhe e çon në dhomat e zhveshjes me shifrat 2-1.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll