Bota

Vidhen 49 skulptura ari në një ekspozitë në Itali, kapin vlerën e më shumë se 1.3 miliardë dollarëve

Një nga skulpturat, e quajtur "Uomo/Donna" (Burrë/Grua), u gjet më vonë brenda ambienteve të kompleksit të ekspozitës, por 48 skulpturat e tjera mbeten të zhdukura.

9 Mars 2024, 21:27 Nga r.ll
Vidhen 49 skulptura ari në një ekspozitë në Itali, kapin
skulpturat

ITALI- 49 skuplptura ari të artit të krijuara nga skulptori italian Umberto Mastroianni janë vjedhur nga një ekspozitë pranë liqenit Garda, Itali, të mërkurën mbrëma. Dyzet e nëntë vepra arti, me vlerë 1.2 milionë euro (më shumë se 1.3 milionë dollarë), u vodhën, tha të shtunën një zëdhënës i Vittoriale degli Italiani.

Një nga skulpturat, e quajtur "Uomo/Donna" (Burrë/Grua), u gjet më vonë brenda ambienteve të kompleksit të ekspozitës, por 48 skulpturat e tjera mbeten të zhdukura, tha zëdhënësi i pasurisë për CNN.

Ekspozita, e quajtur "Si një flori i ngrohtë, i rrjedhshëm", u hap në fund të dhjetorit dhe ishte planifikuar të mbyllej të premten. Hetimet për vjedhjen janë duke vazhduar, ndërsa Giordano Bruno Guerri, kreu i pronës, u shpreh se dyshon se vjedhja ishte vepër e një bande shumë të specializuar.

"Sistemet tona të alarmit janë shumë të gjera dhe tashmë të nivelit më të lartë, ne u goditëm dukshëm nga një bandë shumë e specializuar," tha Guerri.

 

itali umberto mastroianni

Sondazh

Poll