Bota

Papa Françesku për luftën në Gaza: Të dyja palët janë të papërgjegjshme, nuk është vetëm luftë ushtarake por edhe guerile

Papa Françesku tha se ka një komunikim të përditshëm me famulltinë e kishës katolike në Gaza. Ai u shpreh se nga komunikimet i është thënë se ajo që shohin çdo ditë aty është një luftë.

9 Mars 2024, 19:21 Nga S.N
Papa Françesku për luftën në Gaza: Të dyja palët
 Papa Françesku 

VATIKAN- Papa Françesku duke folur për situatën e luftës në Gaza tha se të dyja palët janë të papërgjegjshme. Sipas tij nuk është vetëm një luftë ushtarake por edhe guerile, duke i vënë faj edhe Hamasit që nuk përbëhet nga një ushtri.

“Në luftë ka dy palë ndërluftuese, jo një. Të papërgjegjshëm janë ata dy që zihen. Dhe nuk është vetëm lufta ushtarake, por edhe lufta guerile, si të thuash, e Hamasit, një lëvizje që nuk përbëhet nga një ushtri. Kjo është diçka e shëmtuar”, tha ai.

Papa Françesku tha se ka një komunikim të përditshëm me famulltinë e kishës katolike në Gaza.“Çdo ditë, në orën 19, telefonoj famullinë katolike të Gazës . Gjashtëqind njerëz jetojnë atje dhe tregojnë atë që shohin është një luftë ”, tha Papa Françesku në një intervistë për televizionin zviceran.

“Le të shohim historinë, të gjitha luftërat që kemi përjetuar përfundojnë me një marrëveshje”, përfundoi ai.

papa francesku gaza

Sondazh

Poll