Bota

Dënohet me burg studenti në Rusi, i vendosi emrin rrjetit të Wireless-it “Lavdi Ukrainës”

Kjo është thirrja e forcave ukrainase që luftojnë forcat pushtuese ruse.  Duke ndryshuar emrin e para-instaluar të pajisjes së tij wifi, ky student nga Universiteti Shtetëror i Moskës "propagandoi sloganin e nacionalistëve ukrainas", tha gjykata në vendimin e saj.

9 Mars 2024, 21:24 Nga S.N
Dënohet me burg studenti në Rusi, i vendosi emrin rrjetit të
Foto Ilustrim

RUSI- Një gjykatë në Moskë ka dënuar një student me 10 ditë burg pasi kishte emëruar rrjetin e tij wi-Fi " Slava Ukraine!" ""Lavdi Ukrainës!". Kjo është thirrja e forcave ukrainase që luftojnë forcat pushtuese ruse.  Duke ndryshuar emrin e para-instaluar të pajisjes së tij wifi, ky student nga Universiteti Shtetëror i Moskës "propagandoi sloganin e nacionalistëve ukrainas", tha gjykata në vendimin e saj.

I riu u shpall fajtor për "shfaqje publike të simboleve naziste ose simboleve të organizatave ekstremiste" dhe pajisja wifi i tij u konfiskua, tha gjykata.

Që nga fillimi i pushtimit rus, autoritetet ruse kanë kryer pogrome dhe goditje brutale ndaj çdo kritike publike ose mbështetje për forcat ukrainase, duke vendosur gjoba dhe dënime të rënda me burg.

rusia ukraina propaganda

Sondazh

Poll