Bota

Përmbytjet në Indonezi, 18 të vdekur dhe 5 të zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rrethin Pesishir Selatan të provincës së Sumatrës Perëndimore, duke detyruar rreth 46 mijë njerëz të kërkojnë strehim.

9 Mars 2024, 19:50 Nga S.N
Përmbytjet në Indonezi, 18 të vdekur dhe 5 të zhdukur
Pamje nga ngjarja

INDONEZI- Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 5 janë të zhdukur pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut  goditën ishullin indonezian të Sumatrës , tha sot një zyrtar lokal.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rrethin Pesishir Selatan të provincës së Sumatrës Perëndimore, duke detyruar rreth 46 mijë njerëz të kërkojnë strehim.

"Tetëmbëdhjetë njerëz janë gjetur të vdekur. Pesë janë të zhdukur," i tha AFP Donny Gusrizal, zëvendësdrejtor i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të rajonit.

Rrënojat dhe mbeturinat nga fatkeqësitë po pengojnë punën e shpëtimtarëve, shtoi ai. Të shtunën, problemet e energjisë vazhduan në disa zona të Pessir Selatan, sipas një reporteri të AFP. Të paktën 14 shtëpi u rrënuan nga rrëshqitja e dheut, më shumë se 20 mijë shtëpi u përmbytën dhe 8 ura u shembën, sipas një deklarate nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive.

 

indonezi permbytrje

Sondazh

Poll