Sport

Seria A/ Cagliari, 'poker' ndaj Salernitanës. Kaio Jorge gabon te penalltia, Sassuolo fiton 3 pikë të ‘arta’ dhe merr frymë…

Sardët mposhtën 4-2 Salernitanën, ‘Mapei’ mundi 1-0 Frosinonen, e cila humbi një penallti në minutën e 90-të.

9 Mars 2024, 17:31 Nga DOSJA

ITALI - Në ndeshjen e njëzetetetë të Serisë A, Cagliari dhe Sassuolo gjejnë dy fitore të rëndësishme për shpëtim. 

Sardët e Cagliarit mundën Salernitanën 4-2 me Shomurodov (51’ dhe 76’ ), Lapadula (12’) dhe Gaetano (40’): Kastanos (56’) dhe Maggiore (58’) nuk mjaftojnë për miqtë në ‘Unipol Domus’. 

Përplasja direkte e Mapeit, megjithatë, shkon te Sassuolo: goli i Thorstvedt në minutën e 58-të është suksesi i parë për Ballardinin, me Frosinonen që humbi një penallti në minutën e 90-të me Kaio Jorge.

Sassuolo sheh dritë në fund të tunelit. Klubi emilian i dha fund serisë prej 8 ndeshjesh pa fitore (një barazim dhe 7 humbje), duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Frosinones në sfidën direkte për mbijetesën.

Cagliari shkon në vendin e 13-të me 26 pikë, Salernitana mbyll tableën me 14 pikë. Sasssuola ngjitet në vendin e 18-të me 23 pikë, teksa shikon Frosinonen përpara me një pikë më tepër.

Seria A/ Cagliari, 'poker' ndaj Salernitanës. Kaio Jorge gabon te

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll