Bota

E rëndë në SHBA, 9 persona humbin jetën nga përplasja e dy automjeteve

Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së një furgoni nga një mjet tjetër në një kryqëzim në një autostradë të Wisconsi-t.

9 Mars 2024, 14:02 Nga M.B
E rëndë në SHBA, 9 persona humbin jetën nga përplasja e
Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të premten, në perëndim të Wisconsin të SHBA-së. Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së një furgoni nga një mjet tjetër në një kryqëzim në një autostradë të Wisconsi-t. Bëhet me dije se nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit që përplasi furgonin dhe 8 persona nga ky i fundit.

Guvernatori Tony Evers tha përmes platformës X se ai dhe gruaja e tij ishin të pikëlluar nga përplasja tragjike.

“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet dhe të dashurit e të gjithë atyre që janë përfshirë, si dhe reaguesit e parë që punuan shpejt për të ofruar mbështetje në vendngjarje”, tha Evers.

Ndërkohë, raportohet se një pasagjer i mbijetuar i furgonit u dërgua në spital për trajtim.

aksident shba

Sondazh

Poll