Bota

Postoi memen e Joe Biden dhe Sydney Sweeney, deputeti i Floridës fshin menjëherë foton e papërshtatshme

Pak minuta më vonë, Moskowitz fshiu postimin.

9 Mars 2024, 13:02 Nga S.B
Postoi memen e Joe Biden dhe Sydney Sweeney, deputeti i Floridës fshin
Sydney, Jared dhe Joe Biden

SHBA- Përfaqësuesi demokrat i Floridës postoi dhe fshiu me shpejtësi një foto në X, të presidentit Joe Biden që dukej se reagonte ndaj formave së aktores Sydney Sweeney. Deputeti i Floridës, Jared Moskowitz, kombinoi një foto nga paraqitja e Sweeney në "Saturday Night Live" së bashku me një foto nga fjalimi i Biden. Pak minuta më vonë, Moskowitz fshiu postimin.

Gazetarja e Politico Daniella Diaz ishte ndër të parat që e vuri re, duke postuar një foto ‘screenshot’ të postimit të deputetit.

Postoi memen e Joe Biden dhe Sydney Sweeney, deputeti i Floridës fshin
postimi i deputetit

“E fshiva, ishte e papërshtatshme”, shkroi deputeti në një tjetër postim.

Sweeney njihet për komfortin me lakuriqësinë në ekran në paraqitjet e saj në "Euphoria" të HBO. Prandaj, gjoksi i saj ishte subjekt i disa shakave në "SNL" fundjavën e kaluar.

sydney sweeney joe biden

Sondazh

Poll