Bota

FOTO/ Arrestohet ''sadisti'' i kafshëve të egra në Angli, pamjet horror nga shtëpia e tij shokuan publikun

Një pjesë e kafshëve të dekompozuara qëndronin në një kovë me zbardhues (açe).

9 Mars 2024, 12:06 Nga S.B
FOTO/ Arrestohet ''sadisti'' i kafshëve të egra
Daniel Taylor

ANGLI- Daniel Taylor, 32 vjeç, u arrestua nga policia angleze për filmimin e qenve të tij të cilët dhunuan dhjetëra dhelpra, drerë dhe pëllumba. Pas sulmeve të tmerrshme, ai tërhiqte kokat e prera dhe pjesët e kafshëve në një biçikletë dhe i çonte në shtëpi si trofe.

Pamjet rrëqethëse nga bastisja treguan një grumbull me 15 kafka dreri, 14 bishta dhelpre, dy koka dreri, dy grupe brirësh dhe një qese me kurthe teli. Një pjesë e kafshëve të dekompozuara qëndronin në një kovë me zbardhues (açe). Një biçikletë e njollosur me gjak dhe pajisje llambash u gjetën gjithashtu nga shtëpi.

Taylor u ndalua e si pasojë telefoni i tij u sekuestrua dhe qentë e gjetur në adresë u morën nën kujdes si pjesë e hetimit nga policët specialistë të krimeve rurale. Kur oficerët hynë në telefonin e tij, ata gjetën një grumbull me 31 video dhe 161 imazhe që tregonin qentë e Taylor-it që shkatërronin kafshët e egra.

FOTO/ Arrestohet ''sadisti'' i kafshëve të egra
pamje nga ngjarja

Mark Holland, i ekipit policor të lagjes Worksop South, tha se videot ishin më shqetësueset, mizoret dhe më të këqijat që kishte parë ndonjëherë. Gjykatësi i çështjes Mark Watson e përshkroi Taylor-in si një njeri "sadist" që "gëzonte" nga vuajtjet e kafshëve. Për veprën penale Taylor u dënua me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

angli dhune ndaj kafsheve

Sondazh

Poll