Bota

Kaos dhe protesta në Athinë, parlamenti grek miraton projekt-ligjin për hapjen e universiteteve private

Ky projekt-ligj ka nxitur protesta prej javësh nga studentët që thonë se masa do të zhvlerësojë diplomat nga universitetet publike.

9 Mars 2024, 11:35 Nga M.B
Kaos dhe protesta në Athinë, parlamenti grek miraton projekt-ligjin
Protesta në Athinë


ATHINË- Parlamenti i Greqisë miratoi një projekt-ligj të shtunën, që do t'i lejojë universitetet e huaja private të krijojnë degë në vend. Projekt-ligji u miratua nga 159 ligjvënës në parlamentin prej 300 vendesh. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se kjo nismë do të ndihmojë në kthimin e një eksodi të dhjetëra-mijëra studentëve grekë nga universitetet jashtë vendit.

Studentët prej javësh protestojnë në mënyrë paqësore kundër këtij projektligji pasi thonë se masa do të zhvlerësojë diplomat nga universitetet publike. Të premten pasdite mijëra studentë u mblodhën jashtë parlamentit duke mbajtur pankarta ku shkruhej "jo universiteteve private". Një grup protestuesish që u larguan nga grupi kryesor hodhën bomba me benzinë ​​ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

greqia universitete

Sondazh

Poll