Bota

"Kjo është një finale", Erdogan: Zgjedhjet e marsit, të fundit për mua

Erdogan, politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne, e ka udhëhequr vendin e tij për më shumë se dy dekada.

9 Mars 2024, 13:33 Nga M.B
"Kjo është një finale", Erdogan: Zgjedhjet e marsit,
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

ANKARA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se zgjedhjet lokale të planifikuara për t'u mbajtur më 31 mars, do të jenë angazhimi i tij fundit në politikë. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Erdogan, politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne, e ka udhëhequr vendin e tij për më shumë se dy dekada. Kujtojmë se ai u rizgjodh për një mandat 5-vjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara ashpër në maj 2023.

"Kjo është një finale për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji, kjo është zgjedhja ime e fundit. Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, citohet të ketë thënë Erdogan nga Anadolu.

recep tayyip erdogan

Sondazh

Poll