Bota

VIDEO/ Biden harron mikrofonin ndezur, paralajmëron vizitën me Netanyahun

Bideni i ka thënë senatorit Michael Bennet se i ka kërkuar kryeministrit izraelit një takim të cilit i është drejtuar me shprehjen “Come to Jesus” e që i referohet “realizimit ose kuptimit të diçkaje që shpesh shkakton ndryshim të madh”.

9 Mars 2024, 08:36 Nga M.B
VIDEO/ Biden harron mikrofonin ndezur, paralajmëron vizitën me
Joe Biden dhe Anthony Blinken

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka harruar mikrofonin ndezur pas fjalimit të përvitshëm të enjten. Ky 'incident' ka bërë që në mediat ndërkombëtare të spekulohet për një takimi të rëndësishëm me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Duke iu referuar me nofkën “Bibi”, Bideni i ka thënë senatorit Michael Bennet se i ka kërkuar kryeministrit izraelit një takim të cilit i është drejtuar me shprehjen “Come to Jesus” e që i referohet “realizimit ose kuptimit të diçkaje që shpesh shkakton ndryshim të madh”.

Pasi një ndihmës e lajmëroi se gjithçka po regjistrohej, Bideni ka qeshur dhe ka vazhduar shpejt se “jam me mikrofon ndezur, kjo ishte e mirë”. Menjëherë pas kësaj, Benneti është dëgjuar duke i kërkuar Bidenit të kërkojë nga Izraeli të lejojë më shumë ndihma për Gazën.

joe biden shba

Sondazh

Poll