Bota

"Ti përballesh me një grumbull problemesh, ndërkohë që mbetesh e bukur", 8 marsi, Putin mesazh grave ruse

Festa e 8 marsit ka qenë një nga më të njohurat në Rusi që nga kohërat sovjetike, e shënuar nga dhuratat e luleve dhe ëmbëlsirave.

9 Mars 2024, 08:11 Nga M.B
"Ti përballesh me një grumbull problemesh, ndërkohë
Vladimir Putin

RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin ditën e djeshme në kuadër të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, lavdëroi gratë ruse duke i veçuar ato për mëmësinë, sharmit dhe bukurisë, lëvdata këto që vijnë si pjesë e një fushate të gjatë për të rritur shkallën e lindjeve në vend. Festa e 8 marsit ka qenë një nga më të njohurat në Rusi që nga kohërat sovjetike, e shënuar nga dhuratat e luleve dhe ëmbëlsirave.

"Sot në Rusi, familja, interesat dhe nevojat e saj janë fokusi i vëmendjes sonë, prioriteti ynë absolut. Ne do të bëjmë gjithçka që familjet me shumë fëmijë dhe prindër të rinj, të ndjejnë ndihmën dhe shqetësimin e shtetit", tha Putin në një video për festën.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt grave, Putin tha se ato morën përsipër detyra komplekse dhe kështu impresiononjnë burrat me aftësinë për t'i bërë të gjitha shpejt, në kohën e duhur, duke pasur gjithashtu shumë kujdes.

"Ti përballesh me një grumbull të madh problemesh dhe shqetësimesh, ndërkohë që mbetesh simpatike dhe e bukur. Si mund të mos e admirosh këtë", tha ai.

Putin ka intensifikuar përpjekjet për të rritur shkallën e lindjeve në Rusi, duke thënë në fjalimin e tij vjetor në parlament javën e kaluar se familjet e mëdha duhet të bëhen normë, filozofia e jetës së shoqërisë dhe një pikë referimi për strategjinë e qeverisë. 



vladimir putin 8 marsi

Sondazh

Poll