Politike

"Analizë e thelluar e punës së bërë", Rama mbledh sot ministrat dhe kryebashkiakët socialistë në Shkodër

Në këtë mbledhje do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë në fushat përkatëse.

9 Mars 2024, 07:59 Nga M.B
"Analizë e thelluar e punës së bërë", Rama
Edi Rama


SHKODËR- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët socialistë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Në këtë mbledhje do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë në fushat përkatëse. Në orën 10.00 takimin e hap kryeministri Rama me fjalën e tij, e parashikuar 30 minuta dhe më pas e merr fjalën ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbion Mazniku.

Në takimin në fjalë pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe të diskutohen edhe projektet e BE-së, shërbimet, si edhe burimet njerëzore. Në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj. Takimi mbyllet me fjalën e kryeministrit Rama që nis në orën 17.30 dhe me kohëzgjatje 60 minuta.

 

edi rama ministra kryebashkiake

Sondazh

Poll