Politike

Aksident në Shkodër, automjeti përplas motorin, lëndohet 58-vjeçari

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit është lënduar lehtë. Ai ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

8 Mars 2024, 22:56 Nga h.k
Aksident në Shkodër, automjeti përplas motorin, lëndohet
Foto ilustruese

SHKODËR-Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Një automjet ka përplasur një motomjet me drejtues një 58-vjeçar.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit është lënduar lehtë. Ai ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, automjeti me drejtues shtetasin E. D., 37 vjeç,  është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K., 58 vjeç”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

motorri shkoder

Sondazh

Poll