Politike

Dita ndërkombëtare e gruas, deputetet e PD: Propozimi i ri, në çdo komisariat ekipe ndihmëse

Deputetet opozitare paraqitën një propozim të ri të cilin do ta depozitojnë edhe në Kuvend.

8 Mars 2024, 19:36 Nga M.B
Dita ndërkombëtare e gruas, deputetet e PD: Propozimi i ri, në
PD

TIRANA- Në ditën ndërkombëtare të gruas, deputetet e Partisë Demokratike folën për situatën sociale ku gjenden gratë dhe vajzat në Shqipëri. Deputetet opozitare paraqitën një propozim të ri të cilin do ta depozitojnë edhe në Kuvend.

Propozimi përfshin ngritjen e një zyre ndërministrore dhe ekipe ndihmëse në çdo komisariat për t’i ardhur në ndihmë grave në nevojë dhe të dhunuara.

Pjesë nga deklarata e deputeteve të PD:

Partia Demokratike propozon që lufta kundër dhunës ndaj grave të shpallet kauzë madhore dhe të hartohet një Plan Kombëtar ndërdisiplinor zbatimi i të cilët ti ngarkohet një Koordinatori ndërministror pranë Kryeministrit. Mbikëqyrja e këtij Plani të bëhet nga një grup deputetësh të gjithë krahëve politik. Arsimi duhet të jetë shkalla e parë dhe e pazëvendësueshme për të ulur në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjate dhunën kundër grave. Masat për trajnimit e personelit arsimor, koha e kushtuar në klasë për këto tema duhet të rriten ndjeshëm.

Gratë nuk duhet të prezantohen si qenie të brishta. Duhet të ketë çdo semestër orë të veçanta të përqendruara tek suksesi i grave për ti treguar vajzave larmin e drejtimeve që mund t’ju japin jetës së tyre. Shteti duhet të lidh një kontratë të re bashkëpunimi dhe besimi me organizatat jo qeveritare dhe me psikologët për tëri përkufizuar rolin e tyre dhe për ti bërë pjesë të plotë të planit kombëtar në të gjitha hallkat e tij. Të paktën një komisariat për çdo rreth duhet të ketë një ekip të specializuar për çështjet e luftës kundër dhunës ndaj grave.

pd 8 marsi

Sondazh

Poll