Bota

I riu dënohet me vdekje prej mesazheve në Whatsapp, shkak shpërndarja e fotove dhe videove poshtëruese ndaj Islamit

Në të njëjtën çështje është dënuar me burgim të përjetshëm edhe një 17-vjeçar dhe të dy e kanë mohuar akuzën.

8 Mars 2024, 16:20 Nga S.B
I riu dënohet me vdekje prej mesazheve në Whatsapp, shkak
foto ilustruese

PAKISTAN- Një gjykatë në Pakistan ka dënuar me vdekje një student 22-vjeçar me akuzën e blasfemisë për mesazhet në rrjetin social Whatsapp. Gjykata në Provincën Punjab tha se ai kishte shpërndarë fotografi dhe video blasfemuese me qëllim cënimin e ndjenjave fetare të muslimanëve.

Në të njëjtën çështje është dënuar me burgim të përjetshëm edhe një 17-vjeçar dhe të dy e kanë mohuar akuzën. Blasfemia dënohet me vdekje në Pakistan. Disa njerëz janë vrarë edhe para se rastet e tyre të dalin në gjyq.

Ankesa është paraqitur në vitin 2022 nga njësia e krimit kibernetik e Agjencisë Federale të Hetimit të Pakistanit në Lahore. Në vendimin e kësaj jave, gjykatësit thanë se 22-vjeçari u dënua me vdekje për përgatitjen e fotove dhe videove që përmbanin fjalë poshtëruese për Profetin Muhamed dhe gratë e tij.

Paditësi kishte pretenduar se i kishte marrë videot dhe fotot nga tre numra të ndryshëm celularësh. FIA tha se kishte ekzaminuar telefonin e paditësit dhe kishte vërtetuar se atij i ishte dërguar "materiali i turpshëm". Babai i të dënuarit me vdekje, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, i tha BBC-së se po bënte një apel në Gjykatën e Lartë të Lahores. Studenti tjetër u dënua me burgim të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje sepse është i mitur.

pakistan rrjete sociale denim me vdekje

Sondazh

Poll