Bota

“Pushtet i trashëgueshëm si në kohën e perandorisë”, plani sekret i Putin: Djali 9-vjeç mund të pasojë udhëheqjen e Rusisë!

Mediat e huaja raportojnë për planet e fshehta të Putin për gjetjen e një 'pasardhësi dinastie'.

8 Mars 2024, 15:40 Nga M.B
“Pushtet i trashëgueshëm si në kohën e
Vladimir Putin

RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin po mendon t’i trashëgojë pushtetin, djalit të tij sekret 9-vjeçar. Mediat e huaja raportojnë për planet e fshehta të Putin për gjetjen e një 'pasardhësi dinastie'. Sipas një pretendimi, Putin po kërkon që të sjellë menjëherë në pushtet dy vajzat e tij të mëdha për të vepruar si regjentë të mundshëm nëse shëndeti i tij pëson komplikime. Ky skenar, thuajse një teori konspirative, është hedhur nga ish-deputeti rus Mark Feygin gjatë një paraqitjeje në një televizion në Ukrainë, i cili thotë se Putin po përpiqet të ndërtojë një linjë trashëgimi të pushtetit të stilit mbretëror.

Sipas kësaj teorie, presidenti rus kërkon të qëndrojë në pushtet deri sa djali i tij i fshehtë, Ivan, të mbushë 18-vjeç dhe më pas t’i dorëzojë mbretërimin e vendit si një “car” i ri. Kjo do të kërkonte ndryshimin e kushtetutës së Rusisë, gjë të cilën Putini e ka dëshmuar se nuk e ka të vështirë që ta bëjë. Ish-deputeti, një kundërshtar i fortë i presidentit rus, tha se Putini ka 2 djem të vegjël me partneren gjimnaste, Alina Kabaeva, Ivan dhe Vladimir Jr. Djali që supozohet të marrë pushtetin ka lindur në një klinikë në Zvicër dhe raportohet që doktoresha që bëri të mundur lindjen ka ndërruar jetë papritur vitin e kaluar.

Dihet se publikisht, Putin ka pranuar se ka vetëm 2 vajza me gruan e parë, por ka zëra të shumtë se ai ka të paktën 6 fëmijë. Ish-deputeti pretendon se Putin ka dhe një vajzë sekrete që punon si DJ dhe studion në Perëndim, që ka ardhur si pasojë e një lidhjeje paralele me pastruesen e shndërruar në një milionere, Svetlana Krivonogikh.

vladimir putin

Sondazh

Poll