Bota

Donald Trump "tallet" me fjalimin e Joe Biden, përdor filtra Snapchat-i për të transformuar fytyrën e tij (VIDEO)

Gjatë fjalimit të Biden, Trump postoi një video në Truth Social që tregonte Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris me filtra të ndryshme Snapchat-i.

8 Mars 2024, 15:49 Nga S.B
Donald Trump "tallet" me fjalimin e Joe Biden, përdor filtra
Joe Biden dhe Kamala Harris

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ndoqi fjalimin e presidentit Joe Biden për “State of the union”, përmes filtrave të çuditshme të Snapchat-it, të cilat e shndërruan Biden në Pinok, një grua dhe një qen. Gjatë fjalimit të Biden, Trump postoi një video në Truth Social që tregonte Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris me filtra të ndryshme Snapchat-i.

Një filtër shndërroi fytyrat e Biden dhe Harris, ndërsa një tjetër e transformoi Biden në një grua me gërsheta dhe fjongo. Një filtër tjetër i dha Biden një hundë të zgjatur si Pinoku, ndërsa një tjetër e transformoi fytyrën e tij në një qen.

Në një postim, ish-presidenti shtoi: Ky ishte një fjalim i zemëruar, polarizues dhe i mbushur me urrejtje. Ai mezi përmendi emigracionin, ose kufirin më të keq në Historinë e Botës. Nuk do ta rregullojë kurrë emigracionin. Ai dëshiron që vendi ynë të përmbytet me emigrantë. Krimi do ta ngrejë në nivele të papara më parë, dhe po ndodh shumë shpejt!

donald trump joe biden kamala harris

Sondazh

Poll