Bota

Dy të vrarë dhe 26 të plagosur nga sulmi rus në Sumy të Ukrainës,

Sipas një njoftimi në Facebook janë dëmtuar ambjentet e shkollës, spitali qendror i qytetit, qendra rajonale e kujdesit mjekësor emergjent dhe ujësjellësi.

8 Mars 2024, 15:22 Nga E. D
Dy të vrarë dhe 26 të plagosur nga sulmi rus në Sumy të
foto ilustruese

UKRAINë- 2 persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën nga sulmi me raketa ruse në qytetin verior të Ukrainës.

Sipas një njoftimi në Facebook janë dëmtuar ambjentet e shkollës, spitali qendror i qytetit, qendra rajonale e kujdesit mjekësor emergjent dhe ujësjellësi.

Të enjten, pas sulmit në rajonin afër kufirit dhe vijës së frontit rus, autoritetet thanë se një person u plagos. Ata publikuan një raport të përditësuar të, duke shtuar se puna e shpëtimit kishte përfunduar

Ndërsa Moska ka mohuar se ka shënjestruar qëllimisht civilët. Shumë persona janë vrarë në sulmet e shpeshta ajrore ruse në të gjithë Ukrainën gjatë luftës dyvjeçare.

lufta në ukrainë

Sondazh

Poll