Bota

Von der Leyen deklaron: Korridori detar për ndihma në Gaza hapet gjatë fundjavës

Duke folur në Qipro, Von der Leyen tha se Gaza po përballej me një katastrofë humanitare dhe korridori detar do të mundësonte dërgimin e sasive të mëdha të ndihmave shtesë. 

8 Mars 2024, 15:59 Nga E. D

Von der Leyen deklaron: Korridori detar për ndihma në Gaza hapet

GAZA- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se korridori detar që lidh Qipron me Gazën do të hapet këtë fundjavë, duke dërguar ndihmat e nevojshme për palestinezët e rrethuar. Duke folur në Qipro, Von der Leyen tha se Gaza po përballej me një katastrofë humanitare dhe korridori detar do të mundësonte dërgimin e sasive të mëdha të ndihmave shtesë. 

Von der Leyen theksoi se një rrugë testimi pilot e ndihmës ushqimore e mbledhur nga një grup bamirësie dhe e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe mund të niset nga Qipro nga porti i Larnaka nga e premtja.

Gjithashut Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, tha se ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Izraelit që të lejojë më shumë kamionë në Gaza, si mënyra më e shpejtë për të marrë ndihmë për ata që kanë nevojë.

Kamionët e ndihmave kanë hyrë në jug të Gazës përmes kalimit Rafah të kontrolluar nga Egjipti dhe Kerem Shalom të kontrolluar nga Izraeli. Por veriu, i cili ishte fokusi i fazës së parë të ofensivës tokësore izraelite, është ndërprerë kryesisht nga ndihma në muajt e fundit. Palestinezët thanë se shumica u qëlluan nga trupat izraelite. Ushtria izraelite, e cila po mbikëqyrte dërgesat e ndihmave private, tha se shumica u vranë në një rrëmujë.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll